“Dhuna në qendër”, sot aktgjykimi ndaj ish ministrit Janakieski

Pas një procesi gjyqësor katërvjeçar, sot në mesditë në Gjykatën Penale në Shkup do të sillet vendim për rastin “Dhuna në Qendër”, ku i akuzuar është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.

Ai në seancën e djeshme ku u thanë fjalët përfundimtare, ka hedhur poshtë akuzat kundër tij dhe kërkoi që të lirohet. Ai pretendon se prokuroria nuk ka treguar dëshmi se ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Sipas tij, akuza pasqyron një bisedë të interpretuar nga “bombat” e publikuara dhe se e njëjta është krijuar sipas rrëfimit të dëshmitarit të dënuar, Tomisllav Lazarov.

Prokurorja Fatime Fetai në seancën e fundit liroi nga akuzat për këtë lëndë Daniela Rangelova, Milan Andonovski dhe Borce Bogdanovski, në bankën e të akuzuarit kanë ngelur vetëm Aleksandar Trajkovski, Mile Janakievski dhe Nikola Gruevski i cili ndodhet në ikje në Hungari.