Gati 60.000 qytetarë kanë gjetur punë në vend në dy vjet e gjysmë falë Planit Operativ për Punësim të Qeverisë, vlerësoi zv/kryeministrja për çështje ekonomike, Milla Carovska. Ajo thotë se për këtë qëllim thesari i shtetit vetëm vitin e kaluar shpenzoi më shumë se 21 milion euro. Carovska siguron se punësimet e reja kanë ndihmuar në plotësimin e mungesës së stafit në ekonomi, ndërsa masat e praktikës ku të rinjtë mësojnë aftësi dhe njihen me mjedisin e punës kanë dhënë gjithashtu një kontribut të veçantë.
Me miratimin e Ligjit të praktikës i jepet mundësia të rinjve të cilët nuk kanë se ku të marrin punën praktike apo aftësi të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në punësim. Përmes këtij ligji, në mënyrë ligjore do të mund ta fitojnë të njëjtën nëpër kompanitë prej ku kanë leverdi edhe personat e papunë edhe ato biznese që kanë nevojë për potencial shtesë”-tha Milla Carovska- zv/kryeministre e ekonomisë.
Carovska sot ishte në shoqëri të drejtores së Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska dhe zv/ ministres plotësuese për punë dhe politikë sociale, Sanella Shkrijel, të cilat nuk kursyen fjalë për t’i lëvduar masat dhe dobitë që vendi i ka. Pas mbarimit të konferencës për shtyp, ekipi i Alsat u drejtua në Agjencinë e punësimit, ku qytetarët regjistroheshin si persona të papunë.
“A ka punë?”
“Vështirë për një të ri, vetëm mërgimi është rrugëdalja. Unë kam një familje jashtë, më shumë anëtarë janë jashtë, dhe këtu është duke u bërë më e vështirë për një të ri. Nuk janë vetëm financat, sistemi, shteti i së drejtës, siç thashë shumë miq të mi, të afërm që janë jashtë shtetit vendosin të largohen dhe nuk mendojnë të kthehen “.
“Jam pesëdhjetë vjeç, kush do të më punësojë? “
Shkalla e papunësisë në vend është në nivelin 17.1 për qind. Shkalla më e lartë e papunësisë është te të rinjtë deri në 24 vjet dhe është 35%.