Qeveria Kurti 2 me një ministre të lindur në Shkup

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti pritet të ketë nga radhët e saj dy poste me përfaqësues nga diaspora.

Kështu, Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta udhëheqë Donika Gërvalla, e Listës së Vjosa Osmanit, shkruan Indeksonline

Ajo ka lindur në Shkup në tetor 1971. Fëmijërinë e hershme e kaloi në Prishtinë.

Pas arratisjes së babait në dhjetor 1979 për t’iu shmangur arrestimit nga policia jugosllave për shkak të veprimtarisë atdhetare, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit u arratisen në janar 1980 në Gjermani.

Pas atentatit të trefishtë në Untergruppenbach, më 17 janar 1982, familja Gërvalla vendoset në Tiranë.

 

Ndërsa, ministër i Mbrojtjes do të emërohet Armend Mehaj. Ai ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo, Norvegji.

 

Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.