Qeveria ka shkarkuar edhe një funksionar të BDI-së, ja emri dhe fotografia!

Arben Ziberi si duket nuk është funksionari i parë i BDI-së që ka shkuar para kohe në opozitë. Pak para tij, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar Llazar Elenovskin si përfaqësues special për integrimin e Maqedonisë në NATO në Bruksel.
Ish ministri i mbrojtjes ishte zgjedhur me mbështetjen e BDI-së në shkurt të vitit 2018të. Këtë vendim Qeveria e ka sjellë në seancën e 19 majit ndërsa sot pas 8 ditëve është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Elenovski më parë ishte ambasador i Maqedonisë në Belgjikë, poashtu në Bruksel.

Llazar Elenovski dhe Antonio Milloshoski