Qeveria gjermane planifikon 750 milionë euro për zhvillimin e vaksinës

Qeveria gjermane ka rënë dakord të shpenzojë 750 milionë euro në një program për zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit të ri, njoftoi sot ministrja për Kërkimet, Anja Karliczek.

“Rreth gjysmë miliardë euro do të shkojnë për zgjerimit e kapaciteteve të provave, ndërsa 250 milionë euro janë ndarë për zhvillimin e kapacitetit të prodhimit”, tha ajo, pas një takimi të “kabinetit koronavirus” të kancelares Angela Merkel.

Një nga qëllimet e programit të financimit është të lejojë provat klinike të punojnë me një numër më të madh pjesëmarrësish, nisur nga kompensimi.

“Sapo të zbulohet dhe miratohet një vaksinë, prodhimi duhet të jetë në gjendje të fillojë shpejt dhe në një shkallë të gjerë si në Gjermani ashtu edhe në mbarë botën”, shtoi Karliczek.

Ndërsa Gjermania po heq kufizimet, Merkel u kërkoi qytetarëve të vazhdojnë me udhëzimet për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të virusit.