Qeveria garanton –nuk do të ketë ndërprerje të ngrohjes

Me miratimin e një miliard e 100 mijë denarë të EMV-së për blerjen e energjisë, Qeveria pretendon se nuk do të ketë ndërprerje në ngrohjen e amvisërive të kyçura në sistemin e ngrohjes qendrore, dhe as mungesë të rrymës për industritë. Po vazhdojnë negociatat me Serbinë për blerjen e gazit natyror për termocentralin TeTo në Shkup, nga ku do t’i kthehet rryma fqinjit verior.

Në komunikim me vendet fqinje, përfaqësuesit qeveritarë pohojnë se do të ketë energji të mjaftueshme për sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Për këtë qëllim, Elektranave të Maqedonisë i janë miratuar mjete në vlerë prej një miliard e 100 milionë denarë.

“Vizita në Bullgari, bisedimet në kuadër të Ballkanit të Hapur, vizita në Greqi kanë për qëllim zbatimin e planit të Qeverisë për të siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike me çmime të pranueshme për industrinë”,deklaroi Viktor Andonov, Këshilltar në Qeverinë eRMV-së.

Ende po diskutohet me Serbinë për blerjen e gazit natyror për nevojat e termocentralit të gazit Te-To në Shkup, që të ketë energji elektrike me çmim të favorshëm për industrinë, por edhe ngrohje me avull me çmim të favorshëm për banorët e shkupit. Për momentin nuk bëhen me dije detaje për çmimin apo sasitë, përveç se për të gjithë sezonin e ngrohjes nevojiten rreth 230 milionë metër kub gaz natyror deri në muajin prill. Marrëveshja parashikon që një pjesë e energjisë elektrike të prodhuar në Teto të shitet në Serbi.

“Çmimi ende nuk është përcaktuar, por nëse nisemi nga të dhënat se çmimi i pranueshëm për industrinë është 200 euro, sipas formulës dhe shpenzimeve për prodhimin e Teto Shkupit, çmimi i gazit natyror do të jetë i përcaktuar…. 11.13 Jam i sigurt se do të kemi zgjidhje para fillimit të sezonit të ngrohjes”, deklaroi Viktor Andonov, Këshilltar në Qeverinë eRMV-së.

Gazi nga Serbia shpërndahet përmes lidhjes ekzistuese me Bullgarinë, e vetmja pikë e lidhjes së Maqedonisë së Veriut me rrjetin e gazsjellësit në Ballkan. Gazi nga Azerbajxhani do të fillojë së shpejti të mbërrijë në Bullgari përmes një interkonjeksioni me Greqinë, ndaj autoritetet lokale shpresojnë që industria dhe familjet të përfitojnë nga ky diversifikim.