Qeveria ende s’ka vendim për rikthimin e tërësishëm të administratës në punë

Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme, nuk ka diskutuar për kthimin e tërësishëm të administratorëve në vendet e punës, sepse siç tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, ende nuk ka mendim nga Komisioni për Sëmundje Infektive mbi këtë çështje.

“Ashtu siç më opinion publik është i informuar ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka propozuar që nga 1 shkurti të kthehen në punë administratorët dhe të mos ketë më rotacione. Megjithatë Qeveria nuk ka sjell vendim mbi këtë çështje”, tha Hoxha.