Qeveria e Shkupit aplikon modelin shqiptar të Vettingut: Pastrimi i gjyqësorit brenda mandatit të parë

Qeveria e Zoran Zaevit në Maqedoninë e Veriut, edhe pse pati disa hezitime deri sot, duket se ka vendosur të zbatojë një model të ngjashëm me atë të vettingut shqiptar për gjyqtarët e prokurorët.

Këtë e ka shpallur Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, i cili njoftoi përcaktimin e modelit deri në fund të 100 ditëve të para të mandatit.

Ideja është, siç shpjegoi Mariçiç, të ketë një koncept në të cilin do të ketë kontrollim dhe një ekzaminim të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, një ekzaminim të çështjeve që janë të vjetëruara ose afër vjetërsimit, një ekzaminim të çështjeve që kanë ndodhur për shkak të korrupsionit të lartë ose interesit të lartë publik. Do të ketë gjithashtu një procedurë efektive për ata gjyqtarë dhe prokurorë që do të mbajnë përgjegjësi për mosveprim dhe sjellje joprofesionale.

Nikollovski tha se ai proces tashmë ka filluar me kontrolle të caktuara mbi origjinën e pasurisë së bartësve të funksioneve publike.

Ndërkaq, Zoran Zaev ka emëruat tetë zëvendësministra shqiptarë në qeverinë e tij të përbashkët me BDI-në, BESA-n dhe PDSH-në e Menduh Thaçit.

Nga 19 dikasteret ministrore, 5 zëvendësministra i takojnë BDI-së, dy zëvendësministra Lëvizjes BESA si pjesë e koalicionit “Mundemi” me LSDM si dhe një post zëvendësministri i takon PDSH-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka finalizuar listën e zëvendës ministrave në Qeverinë e re dhe tashmë këta janë emrat e përzgjedhur.

Emrat e zv/ministrave shqiptarë

Zëvendësministër i MPB-së, Nazim Bushi

Zëvendësministër i Drejtësisë, Agim Nuhiu

Zëvendësministër i Mbrojtjes, Bashkim Hasani

Zëvendësministër Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi

Zëvendësministër i Shëndetësisë, Dr.Ilir Hasani

Lëvizja Besa do të ketë dy zëvendësministra në Arsim dhe Kulturë. Zëvendësministër i Arsimit, Arafat Shabani

Zëvendësministër i Kulturës, Sedat Sulejmani

Partia Demokratike Shqiptare do të ketë një post zëvendësministri në Ministri të Jashtme për ku është përzgjedhur Fatmire Isaku, zëdhënësja e kësaj partie.