Qeveria e miratoi propozimin për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike

Qeveria e miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike për amvisëritë, shkroi ministri i Financave, Fatmir Besimi në profilin e tij në Fejsbuk.

Siç njofton Besimi, sipas ndryshimeve të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, TVSH-ja për energji elektrike propozohet që të ulet prej 18 në 5 për qind për periudhën prej 1 korrikut deri më 30 qershor 2022 dhe 10 për qind për periudhën prej 1 korrikut 2022 deri 30 qershor 2023.

“Qëllimi është që t’iu ndihmohet amvisërive në periudhën transitore të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe të ruhet çmimi më i ulët i rrymës”, potencoi Besimi.