Qeveria e Kosovës mbyll të gjitha kafiteritë dhe restorantet

Ky vendim është marrë pasi në Kosovë sot janë shënuar rastet e para me koronavirus.

Një 20 vjeçare nga Klina dhe një 77 vjeçar nga Vitia, e para shtetase italiane, ndërsa i dyti që kishte udhëtuar nga Italia për në Kosovë më 5 mars, janë të infektuarit e parë.

“Mbyllja e kafiterieve, bareve, pabeve dhe restoranteve, qendrave tregtare (përveç barnatoreve/farmacive dhe qendrave me mallra ushqimore) dhe aktiviteve kulturore dhe sportive.”, thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës.