Qeveria do të votohet më së voni deri në orën 23:00

Kuvendi duhet ta votojë Qeverinë e re deri në orën 23:00 për shkak të motit në Shkup.

Kështu tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pas shtyrjes së fundit të seancës. Kuvendi rifilloi punën në orën 21:15.

“Më udhëzuan që mund të punojmë deri në orën 23:00, mund të ndodhë që të ketë sërisht mot të keq dhe të ndalet rryma. Pra duhet të votojmë Qeverinë në mbrëmje, më së voni deri në ora 23:00, kështu që do të vazhdojmë me procesin e votimit”, tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.

Pas orës 21:00, Shkupi sërisht është përfshirë nga një stuhi e fortë e përcjellë me reshje shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Ndryshe, rregullorja lejon që debati për zgjedhjen e Qeverisë të zgjasë më së shumti deri në mesnatë.