Qeveria do ta mbajë seancën e 81-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 81-të të rregullt, në të cilën sipas rendit të ditës do të shqyrtohen disa pika nga programi qeveritar për punë.

Pres shërbimi qeveritar kumtoi se në seancën e sotme do të shqyrtohen disa informacione për projektet në përparimin e politikave rinore midis të cilave Informacioni për Projektin “Digjitalizimi i kartelës evropiane rinore”, Informacioni për shkallën e realizimit të Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, si dhe Informacioni për formim të Këshillit për të rinj dhe sport, të propozuara nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Para ministrave në shqyrtim, në propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të gjendet edhe Informacioni për pagesë të pensioneve për muajin qershor të vitit 2021, të parashtruar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.