Para dy javësh moderatorja, Luana Vjollca u rikthye në ekran me emisionin “Zemër Luana”.
Emisioni i parë me të ftuar Butrint Imeri dhe Don Xhoni, kaloi shifrën e një milionë klikimeve në “YouTube” brenda pak ditësh, shkruan lajmi.net.
Lidhur me këtë sukses, Luana doli me një video-live ku dhe falënderoi ndjekësit për mbështetjen e tyre.
Video incizimi pati reagime të ndryshme nga ndjekësit dhe figura publike.
“Hej si jeni? Kush do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e kështu me radhë. Apo jo? Më mirë jo, ta lëmë, ta lëmë”, dëgjohet duke thënë Donaldi në video që nga fansat u pa si “thumb” drejtuar Luanës.
Por pak kohë pas publikimit të kësaj video nga Donaldi nuk mungoi shumë dhe erdhi edhe përgjigja e Luanës.
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, ishte ky mbishkrimi në postimin e fundit të Luanës që u mor si përgjigje ndaj aktorit. /Lajmi.net/