Ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi iu ka thënë mbështetasve të tij se është gati të rikthehet në punë pasi kaloi një muaj në spital.
86-vjecari, i cili vuan nga leukemia, u dërgua për të marrë kujdes intensiv në spital edhe me një infeksion në mushkëri, por gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Në një video fjalim nga dhoma e tij në spital, Berlusconi falënderoi anëtarët e partisë së tij “Forza Italia” për mbështetjen.
“Nuk ndala kurrë, as gjatë javëve të fundit”, u shpreh ai në mesazhin e regjistruar më parë, ku u shfaq i veshur me kostum.
“Punova për strukturën e re të partisë dhe jam gati të rikthehem të punoj me ju dhe të luftoj për krah jush për liri”, vijoi ai.
Mesazhi i Berlusconit u regjistrua të premten pasi të afërmit dhe mjekët nuk e lejuan të dilte nga spital për shkak të shqetësimit se ai mund të shkonte në Milano për të marrë pjesë në një konventë dyditore të partisë.
“Forza Italia” u themelua nga 86-vjeçari dhe ai vijon të jetë udhëheqës i saj pas 4 mandatesh si president.
Kjo parti është pjesë e koalicionit qeveritar të drejtuar nga kryeministrja Xhorxha Meloni, por popullariteti i saj ka rënë gjatë viteve të fundit.
Vitet e fundit të Berlusconit në pushtet u karakterizuan nga skandalet e seksit dhe korrupsionit. Ai vijon të jetë një figurë e shumëpërfolur në politikën italiane.
Shtatorin e shkuar Berlusconi u zgjodh në senat, që është dhoma e lartë e Parlamentit italian, por në mënyrë të vijueshme ka marrë trajtim spitalor dhe është parë rrallë në publik.