Qendroi gjithë natën i vetëm në pyll, gjendet vogëlushi 2-vjeçar

Sot para mesditës, pas një operacioni të gjerë të kërkimit, është gjetur shëndosh e mirë, Tian Krasniqi, dy vjeç, nga Tërpeza, i cili dje në orët e vona të pasdites ishte larguar nga shtëpia. Tiani është gjetur jo larg shtëpisë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai raportohet se është gjetur në fshat nga qytetari Astrit Kryeziu. Në rrjetet sociale madje është publikuar një fotografi ku ai shihet me Tianin e vogël në krahë.

Top Channel