Reperi Lumi B dhe Bardhi kanë sjellë në treg projektin e ri muzikor me titull “Qef”, shkruan lajmi.net.
Kjo këngë është njëherësh bashkëpunimi i parë mes dy artistëve, ndërsa vjen plot ritëm dhe i vizualizuar edhe me klip.
Tekstin dhe melodinë e këngës e punuan dyshja Lumi B dhe Bardhi, masterin Nome Entertainment, kurse për videoklipin është kujdesur Imagine Films.
Ky është vetëm njëri nga bashkëpunimet e shumta që i janë shtuar së fundi estradës nga artistët tanë.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Qef”, kënduar nga Lumi B dhe Bardhi. /Lajmi.net/



