Pyetet se pse nuk i zgjasin lidhjet, Dafina: E kam pak më të vështirë unë se jam figurë publike

Dafina Zeqiri vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.
Hitet që ajo krijon, e bëjnë atë më të kërkuarën, shkruan lajmi.net.

Përveç muzikës, ajo komentohet shumë edhe për jetën private, sidomos lidhjet e saj.

Së fundi, ajo ishte në një intervistë për Radio Dugagjinin ku edhe shpalosi shumëçka.

Një pyetje e ardhur prej publikut për të siç duket e ka vendosur pak në siklet këngëtaren pavarësisht se ajo nuk nguroi t’i përgjigjej.

“Pse nuk i zgjasin lidhjet Dafinës?”, ishte pyetja për të.

“Edhe unë jam njeri si çdo person tjetër. Unë tani e kam pak të vështirë të takoj dikë, ta njoh, se unë jam figurë publike dhe njerëzit të shikojnë për interesa të ndryshme. Unë nuk kam qejf që jeta ime personale të jetë publike, do të kisha qejf dhe unë të dilja si çdo individ tjetër. Lidhja ime e fundit ka qenë 4 vite dhe kur e bën publike njerëzve ju duken 4 vite si 1 muaj. Dhe shumë thjeshtë kam vendosur të jetoj jetën time jashtë kamerave, se boll po duhet të ruhemi prej gjithçkaje.“, është shprehur Dafina.