Pyetet për Mbappen, Kaderi: Nuk kuptoj shumë në futboll, e kam futbollistin tim

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme (e hënë) në emisionin “Kampionët” me Marina Vjollcën.

Ata janë pyetur rreth futbollit dhe preferencave të tyre, ndonëse modelja ka më pak informacione lidhur me këtë pjesë.

Teksa Marina e pyeti rretj Mbappe si një i preferuar për të gjitha femrat, ajo dha një përgjigje interesante.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë nuk nuk kuptoj shumë në futboll. E shikoj për ndonjë shoqe se unë e kam këtu një futbollist”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë e bukuroshes nga Prizreni shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja u njohën në Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe krijuan një histori dashurie.

Ata tani kanë nisur planet për martesë dhe për të ardhmen e tyre.