Putini paralajmëron Finlandën për anëtarësimi në NATO

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Finlandën se po bën një gabim të madh nëse aplikon për t’u anëtarësuar në NATO.

Mediat ruse kanë publikuar bisedën telefonike mes Putin dhe presidentit të Finlandës Sauli Niinistö. Presidenti rus mësohet t’i ketë thënë atij finlandez se aktualisht nuk ka kërcënime për sigurinë e Finlandës dhe se braktisja e statusit neutral të Finlandës do të ishte një gabim.

Ndryshimi do të dëmtonte marrëdhëniet midis dy vendeve “të cilat për shumë vite janë ndërtuar në frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të partneritetit dhe kanë qenë të dobishme reciproke”.