Putin thotë se Ukraina duhet të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO

Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se vendimi më i mirë që mund të marrë Ukraina do të ishte heqja dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Dhe ai i bën thirrje Ukrainës të çarmatoset, duke thënë se një “Ukrainë e armatosur deri në dhëmbë” është kundër Rusisë dhe është e papranueshme, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai po flet pak pasi dëgjuam nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se kombe si Ukraina kishin të drejtë të kërkonin anëtarësimin në aleancë.