Putin teston raketat hipersonike

Anija me raketat Zircon të gjeneratës së re të armatës ruse nisi lundrimin në detin norvegjez për ti vënë në provën e fundit para se të gjuhen përnjëmend në objektivat e kundërshtarit në luftën e Ukrainës.

Flota e njohur si admiralit të Bashkimit Sovjetik, Gorshkov u nis pas urdhrit të Vladimir Putin i cili pretendon e më këtë armë do ta mbrojë Rusinë nga kërcënimet e jashtme, transmeton klankosova.tv.

Përdormi i këtyre dhe armëve të tjera ka rënduar dhe zgjatur luftën edhe për ushtarët ukrainas që se fundi janë krenuar më përparimin në fushëbetejë.

Gjendja për ta është përkeqësuar në Bakhmut ku dhjetëra ukrainas po vriten e plagosën nga beteja e përgjakshme 11 mujore.

Përpjekjet për t’i shpëtuar ushtarakët e qëlluar në beteja po bëjë pa u ndalur edhe mjekët ukrainas.

“Shumë e trishtueshme. Sepse me gjithë humbjet e armikut, heroizmin e luftëtarëve tanë, edhe ne kemi humbje. Sigurisht që dhemb kur nuk është e mundur t’i shpëtojmë”, deklaroi Kostnyantyn Vasylkevich, kirurg, koordinator i qendrës së stabilizimit.

Më shumë se një mijë ushtarë kanë arritur të shpëtoj nga kjo qendër trajtimi por edhe shumë të tjera kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të mëdha.

Bakhmutit do të prishte linjat e furnizimit të Ukrainës dhe do të hapte një rrugë për forcat ruse për të shtyrë drejt Kramatorsk dhe Sloviansk, bastionet kryesore të Ukrainës në Donetsk.