Putin: Nëse Ukraina përdor armët me rreze të gjatë, NATO është në luftë me Rusinë

epa08405219 Russian President Vladimir Putin attends a videoconference on the implementation of economy relief measures amid the ongoing coronavirus COVID-19 pandemic at the Novo-Ogaryovo state residence outside Moscow, Russia, 06 May 2020. Russian President Vladimir Putin extended the current nationwide lockdown with home quarantine orders until 11 May 2020 in a bid to slow down the spread of the pandemic COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus. EPA-EFE/ALEXEI DRUZHININ / SPUTNIK / KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të enjten se nëse Perëndimi do të lejonte që Kievi të përdorte armë me rreze më të gjatë për të goditur objektivat ruse, do të thotë se NATO do të ishte “në luftë” me Rusinë.

Putin foli, ndërsa diplomatët e lartë të ShBA-së dhe Britanisë diskutuan lehtësimin e rregullave për gjuajtjen e armëve perëndimore në Rusi, për të cilën Kievi ka bërë presion, më shumë se dy vjet e gjysmë pas ofensivës së Moskës, raportojnë mediat e huaja, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo do të ndryshonte në një mënyrë domethënëse vetë natyrën e konfliktit,” i tha Putin një gazetari të televizionit shtetëror.

“Kjo do të thotë se vendet e NATO-s, ShBA-të, vendet evropiane, janë në luftë me Rusinë”, shtoi ai.