Për kryeministrin Zaev, rritja e pensioneve nuk është veprim parazgjedhor, por një masë e pritshme pas stabilizimit të ekonomisë. Ai u bëri thirrje deputetëve ta miratojnë ligjin e rritjes së pensioneve. Por, opozita akuzoi se bëhet fjalë për manipulim parazgjedhor të pensionistëve. Zoran Zaev po gënjen përsëri pensionistët. Zaev u mori 1400 denarë pensionistëve dhe tani i gënjeu ata, me një rritje prej 0.4%. Po mos të ishte tragjike, do të ishte qesharake. Në kushte kur kostot e jetesës rriten shumë, pensionet kanë ngecur në vend. Deklarata se do të ketë një rritje të pensioneve, gjë që nuk është e mjaftueshme as për asnjë bukë, është ryshfet parazgjedhor dhe manipulim me qytetarët – thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas Qeverisë, me rritjen graduale të pensioneve nga 900 denarë në vitin 2020, pensioni mesatar do të arrijë në rreth 15.500 denarë, ose për tre vjet pensioni mesatar do të rritet për 1.746 denarë.
Maqedoni Pushteti dhe opozita përplasen për pensionet