Pushtetarja amerikane për afganët në Maqedoninë e Veriut: Një gjest i aleatit të konfirmuar

Zëvendës/Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Vendi Sherman, ka përshëndetur angazhimin e Maqedonisë së Veriut për të pranuar shtetas të Afganistanit. Ajo ka vlerëssuar se ky është gjest i një partneri të konfirmuar dhe të besueshëm i SHBA-ve në rajon. Në një komunikatë të Qeverisë në Shkup theksohet se kryeministri Zaev nëpërmjet një video-lidhjeje ka zhvilluar një bisedë me Sherman. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe aleatët tjerë si dhe përfaqësues të NATO-s.

Në takim është shqyrtuar situate momentale e sigurisë në Afganistan dhe janë vërtetuar mekanizmat për evakuimin e popullatës afgane që për 20 vite ka kultivuar demokracinë në Afganistan – thuhet në komunikatën e Qeverisë. Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar aleatët se RMV-ja ka vendosur të strehojë rreth 650 shtetas afganë. /SHENJA/