Pushkë dhe municion, kapi Policia në bastisjen e radhës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për një tjetër bastisje, gjatë së cilës ka gjetur pushkë dhe municion dhe si pasojë ka arrestuar një person, transmeton TV21.

“Sot (06.09) nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Manastir – DPB Resnjë është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat të cilat shfrytëzohen nga B.T.(53) nga Resnja, i kryer me urdhër nga Gjykata Themelore Resnjë në lidhje me nenin 396 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes në dy lokacione janë gjetur pushkë gjuetie pa leje, si dhe 33 plumba të kalibrit 16mm. B.T. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit tër astit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.