Pushime në kohë lufte! Ukrainasit shijojnë motin e ngrohtë në plazh

Pavarësisht se lufta vijon ende në Ukrainë, shumë perona kanë vendosur ta kalojnë fundjavën me mot të ngrohtë në plazhin e Odesës.

Në qytetin port jugor, ukrainasit bëjnë banjo dielli dhe pushojnë në plazh, ndërsa sulmet me raketa kanë goditur vendin së fundmi.

“Epo, ndonjëherë ka mina. Sigurisht që është e frikshme. Minat mund të notojnë në breg nga dallgët. Por unë nuk i afrohem ujit. Unë thjesht ulem në rërë”, tha Inna Dvornyk-pushuese.

Shkatërrimi i digës ka sjellë edhe mbeturina, të cilat kanë ndotur plazhin, por jo aq sa për të ndaluar njerëzit të shijojnë momentet e qeta.

“E shihni, deti nuk është blu apo jeshil. Ka një ngjyrë moçalore. Kështu që kuptova se atje ka shumë papastërti. Ndoshta brenda një ose dy javësh gjithçka do të largohet”, deklaroi një pushuese tjetër.

E gjithë vija bregdetare është mbushur me pushues, që kanë qëndruar për orë të tëra, pavarësisht se rreziku vijon ende për shumë zona.

Top Channel