Në vitin 2026 në Maqedoninë e Veriut qytetarët kanë 7 deri në 10 fundjava të zgjatura, varësisht nga përkatësia etnike apo fetare. 7 festa shtetërore, janë ose të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose janë të dielën dhe sipas ligjit, ditët e jopunës transferohen të hënën.
Në vitin 2026 ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë
• 1 Janar (e enjte), Dita e Vitit të Ri,
• 7 Janar (e mërkurë), Krishtlindjet, dita e parë e Krishtlindjeve sipas kalendarit ortodoks,
• 20 Mars (e premte), Bajrami i Ramazanit, dita e parë e Bajramit të Ramazanit
• 13 Prill (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,
• 1 Maj (e premte), Dita e Punës
• 24 Maj (e diel) “Shën Kirili dhe Metodi” – Dita e Iluministëve Pansllavë- 25 Maji (e hënë) është ditë jopune,
• 2 Gusht (e diel), Dita e Republikës – 3 Gushti (e hënë) është ditë jopune,
• 8 Shtator (e martë), Dita e Pavarësisë,
• 11 Tetor (e diel), Dita e Kryengritjes Popullore- 12 Tetor (e hënë) është ditë jopune,
• 23 Tetor (e premte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase,
• 8 dhjetor (e martë), “Shën Kliment Ohrit”.
Analiza e datave për vitin 2026 konfirmon se Maqedonia së Veriut kryeson bindshëm me numrin më të madh të festave shtetërore dhe atyre fetare, të cilat shndërrohen në ditë pushimi për administratën dhe sektorin publik. Tre lista zyrtare të festave shtetërore për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, tregojnë një diferencë të dukshme në numrin e ditëve të jopunës gjatë vitit.
Shqipëria ka 15 ditë feste, Kosova 11, ndërsa Maqedonia e Veriut i kalon të dyja shtetet me diferencë të madhe edhe 27 ditë. Kjo situatë nxit debat në vend për funksionalitetin e institucioneve, efikasitetin e shërbimeve publike dhe nevojën për harmonizim të legjislacionit të festave me praktikat e rajonit dhe të BE-së. Të dhënat e publikuara nga platforma AXA Schengen, e cila monitoron udhëtimet dhe statistikat evropiane, tregojnë se mesatarja e ditëve jopune në vendet BE-së lëviz nga 11 deri në 13 në vit. /Alsat.mk



