Punonjësit e ambasadës amerikane në Shkup pastrojnë grafitet antisemite

Ambasada e SHBA-së në Shkup njofton se në bashkëpunim me Komunën e Karposhit pastroi parkun në lagjen Bardovci dhe si dhe hoqi mbishkrimet antisemitike nga muret e një ndërtese lokale.

Nga Ambasada thonë se këtë e kanë bërë me qëllim krijimin e një mjedisi pa fanatizëm, urrejtje dhe jotolerancë.

“Ambasada e SHBA-së në Shkup bashkëpunoi me Komunën e Karposhit për të pastruar një park në lagjen Bardovci dhe për të hequr mbishkrimet antisemitike nga muret e një ndërtese lokale. Dhjetëra anëtarë të Ambasadës iu bashkuan këtij shërbimi komunitar, të iniciuar nga një punonjës i Ambasadës, me qëllim krijimin e një mjedisi pa fanatizëm, urrejtje dhe intolerancë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Shkup.