Punëtori nga Shqipërie humb jetën gjatë punës në një objekt ndërtimi në Çair

Një punëtor 41 vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën gjatë kryerjes së punës në një objekt ndërtimi në Çair të Shkupit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme.

Sipas komunikatës, N.P, 41 vjeç nga Shqipëria më 26.05.2023 në ora 22.45 gjatë kryerjes së punimeve në një objekt ndërtimi në Çair, ka rënë nga katet e larta të objektit në ndërtim, ku ka ndërruar jetë. Nga mjeku kujdestar i ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal prokurori hetues dhe inspektorët e punës, duke evidentuar dhe hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion. (INA)