Punëtorët e NPK Tetovë, tre muaj nuk kanë marë rrogë

Udhëheqsit e komunës së Tetovës shpeshherë postojnë ajete Kuranore në rrjetet sociale, mirëpo nuk po e respektojnë sa duhet thënien profetike: “Punëtorit jepja hakun para se t’i thahet djersa”, të cilën e kishte cituar ditë më parë bashkëpartiaku i drejtueses se komunes se Tetoves, zv.kryeministri Artan Grubi.
Muajin e Ramazanit për punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë, që kryejnë punët më të vështira komunale, po e bën edhe më të vështirë vonesa e rrogës. Deri tani ata janë në “minus” tri rroga.
Lidhur me këtë kanë reaguar edhe partitë politike, duke e vlerësuar si johumane që në muajin e shenjtë të Ramazanit punëtorët tre muaj të jenë pa rroga, me çka sofrat e tyre në Iftar mbeten thatë.
Në mesin e partive që kanë reaguar për këtë vonesë madje është edhe dega e VMRO-DPMNE-së në Tetovë, duke shprehur poashtu keqardhje për të punësuarit në NPK.
Sipas kësaj partie, punëtorëve u janë vonuar rrogat e marsit dhe prillit, si dhe një rrogë nga pakoja e katërt ekonomike.