Puna e PDSH-së gjatë kohës së Covid-19

Sot, Partia Demokratike Shqiptare mbajti konferencë për shtyp ku prezentoi punën gjatë pandemisë Covid-19. Më poshtë gjeni linkun e videos dhe fjalën e plotë të nënkryetares së PDSH-së znj. Fatmire Isaku.

“Partia Demokratike Shqiptare që nga fillimi i paraqitjes së pandemisë aktivizoi të gjithë potencialin e vet ku ekspertët pranë departamenteve përkatëse propozuan një sërë masash në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

SHËNDETËSIA

· Në bazë të udhëzimeve të OBSH, PDSH ka rekomanduar respektimin e masave të sigurisë

· Spitali specialistik në fshatin Leshkë të shndërrohet në spital Covid (i cili plotëson të gjitha parametrat e duhura) me çka do të ruhej funksionimi i Spitalit Klinik të Tetovës

· PDSH kërkoi mjete adekuate mbrojtëse dhe trajnim të personelit mjekësor për punë në kushte pandemie

· Pacientët pozitiv me Covid-19 të trajtohen dhe vendosen në spitale

· Testim i familjarëve dhe personave të cilët kanë pasur kontakt me personat pozitiv, si dhe të vendosen në izolim

· Përcaktimi i pikave mobile të testimit, rritja numrit të testimeve dhe rezultatet të jenë të gatshme për 24 orë

· Duke pasur parasysh kushtet në Spitalin Klinik të Tetovës kemi kërkuar ndarje të mjeteve shtesë financiare për përballje me pandeminë

· Respiratorë për trajtim të pacientëve

· Kërkesë për angazhim të ekspertëve (epidemiologë, infektologë, mikrobiologë)

· Angazhimin e stafit profesional nga Fakulteti i Mjekësisë pranë USHT (që nuk u panë aspak)

· Punësimi i gjithë mjekëve dhe të teknikëve medicinal të papunë (diplomuar), të punësohen me vendime pune

· Ofruam stafin e ekspertëve profesional nga PDSH për menaxhim të situatës me pandeminë

MASAT EKONOMIKE

· Shtyerja e shlyerjes së tatimeve të qytetarëve dhe bizneseve, normat aktuale të tatimeve të përgjysmohen për 1 vit apo derisa të zgjat kriza

· Financimi i ristrukturimit të kredive afatshkurtëra të qytetarëve dhe bizneseve, përmes uljes së normës së kamatave apo përmes akordimit të një grejs periudhe në afat prej 3 muaj për kreditë e ristrukturuara

· Ndërprerja e kontratave në vepër të të punësuarëve partiak nëpër institucione

· Falje e të gjitha borxheve publike

· Të mos preken pagat e të punësuarëve në administratë

· Të ndalen shpenzimet e panevojshme nga ana e Qeverisë, të ridestinohet buxheti

· Qeveria të jep grante direkte dhe përparësi të taksave selektive për firmat me nevojë likuiditeti

· Qeveria të garanton te bankat hua për firmat – për huatë që bankat do të akordojnë te firmat, duke i siguruar bankat, për kreditë e tyre të akorduara tek kompanitë me nevojë për likuiditet

· Subvencionimi i huave publike të firmave nëpërmjet Bankës per Zhvillim

· Sigurimi i kredive afatshkurte për eksport të sigurohet nga ana e Qeverisë

· Mbështetja financiare për ndërmarrjet, e cila u miratua me masat ekonomike te qeverisë, të njëjtat të realizohen para perfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

ARSIMI

· Anulimi i tërësishëm i provimit të Maturës Shtetërore për këtë vit shkollor ndërsa maturantët të pajisen me dokumentin e Maturës Shtetërore. Vlerësimi të bëhet në koordinim me nxënësit, profesorët dhe ekipet eksperte

· Trajnimi i mësimdhënësve për zbatimin e mësimit në distancë

· Përpilimi i programeve mësimore të shkurtuara si dhe dhënia e udhëzimeve rreth përmbajtjes, formës dhe vëllimit të unifikuar për realizimin e njësive mësimore

· Evidentimi i nxënësve që kanë mungesë të kompjuterëve dhe pajisjeve tjera adekuate si dhe familjet që kanë vështirësi ekonomike për t’i mbuluar shpenzimet për lidhje në internet. Ministria e Arsimit të mbështesë këto raste për furnizimin e tyre me pajisjet e nevojshme.

· Të jepen udhëzime në orientime konkrete për mënyrën e vlerësimit të njohurive që nxënësit e fitojnë gjatë mësimit në distancë

· Asesi të mos preken pagat e stafit arsimor

· Me përkrahje të Qeverisë të angazhohen arsimtarë të cilët do të mbajnë mësim veror gjatë verës për nxënësit në viset rurale të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësim online

Përmbledhje:

· Ministria e Arsimit gjatë gjithë kohës së pandemisë nuk tregoi seriozitet dhe aftësi për të organizuar dhe menaxhuar procesin mësimor në distancë

MASAT SOCIALE

· Çdo qytetari mbi 18 vjeç t’i ndahet ndihmë financiare prej 100 Eurove

· Falje e të gjitha gjobave të shqiptuara si pasojë e mosrespektimit të orës policore

· Mjetet mbrojtëse nga virusi të sigurohen nga Qeveria

· Orari për lëvizje të rishqyrtohet gjatë Ramazanit

· Kategorive të rrezikuara t’ju mundësohet vizita shëndetësore shtëpiake falas

· Pensionet dhe ndihmat sociale të shpërndahen nëpërmjet postës me qëllim që të evitohet grumbullimi i njerëzve nëpër banka

Përmbledhje:

· Shtabi i Krizës në nivel qendror si dhe shtabet lokale në Kumanovë, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër kanë qenë jofunksionale dhe jotransparente dhe nuk kanë marrë asnjë veprim në funksion të mbrojtjes dhe ruajtjes së shëndetit të personelit mjekësor dhe të qytetarëve

· Fakulteti i Mjekësisë pranë USHT nuk ndërmorri asnjë veprim. Sot e kësaj dite i kemi të panjohur kuadrot profesionale që duhej të angazhohen në përballje me pandeminë si infektolog, epidemiolog dhe mikrobiolog

· Konstatojmë se spitali i Kumanovës, Gostivarit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës kanë 0 respiratorë ndërsa Spitali i Tetovës vetëm 1

· Si pasojë e mungesës së mjeteve, pajisjeve dhe keqmenaxhimit kemi vdekshmëri më të lartë dhe numër më të lartë të personelit shëndetësor të infektuar në rajon

· Si përfundim të gjitha institucionet shëndetësore të udhëhequra nga kuadrot e BDI-së kanë dështuar totalisht me çka u rrezikua tejmase shëndeti publik i qytetarëve. Kjo tregon se BDI më tepër i intereson pushteti se shëndeti

PUSHTETI LOKAL

· Komunat të cilat kontrollohen nga kuadrot e BDI-së në këtë kohë pandemie kanë qenë totalisht jashtë funksionit dhe detyrave që kanë për t’u shërbyer qytetarëve:

· Nuk kanë ndërmarrë asgjë në nivele komunale për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve

· Nuk kanë ndërmarrë iniciativa për lirimin nga taksat komunale për familjet dhe bizneset e vogla

· Ndërmarrjet që operojnë në kuadër të komunave nuk kanë qenë në përputhje me situatën e imponuar nga kjo pandemi

· Nuk është bërë identifikimi i familjeve në nevojë dhe përkrahja e tyre gjatë kësaj krize për nevojat bazë të tyre

· Rëndimi i buxhetit komunal me kontrata për militantët partiak

REZYME

Të gjitha këto masa në përimtësi po përpunohen nga ana e ekspertëve tanë në kuadër të departamenteve dhe komisioneve përkatëse. Të njëjtat në mënyrë të detajizuar, të afatizuar dhe me shpenzimet financiare që bartin do të jenë të përfshira në platformën tonë për këto zgjedhje të cilat do të prezentohen në fillim të kampanjës zgjedhore nga departamentet e PDSH-së”

Shërbimi për Informim, PDSH