Pulisic flet për të ardhmen e tij: Jam i lumtur te Chelsea April 5, 2022 Share Facebook Twitter Pinterest WhatsApp Linkedin ReddIt Email Print Telegram VK LINE Viber Christian Pulisic ka dhënë disa komente ku ka sqaruar planet e tij për të ardhmen. Ylli i kombëtares së ShBA-së në futboll, Pulisic nuk ka pasur minutat maksimale këtë edicion, megjithatë duket se nuk mendon për largimin. Sipas një deklarate të fundit të dhënë nga ai, lojtari është i lumtur në ‘Stamford Bridge’ dhe nuk planifikon të largohet. “Sigurisht, kam edhe tri vite të mbetura në kontratën time. Ndihem i lumtur këtu”, ka thënë Pulisic, transmeton lajmi.net. “Kemi qenë të suksesshëm, kemi bërë gjëra të mira këtu. Aktualisht po shijoj futbollin. Do ta përfundoj këtë sezon fuqishëm”, shtoi 23 vjeçari. Pulisic kësisoj konfirmon se është i fokusuar te klubi dhe spekulimet për të ardhmen e tij dhe situata me krerët e klubit nuk e pengon atë. ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI Sport Një gol, tri pikë dhe një ëndërr që vazhdon, Kosova mposht Suedinë edhe si mysafir Sport Shqiponja që e tërboi Serbinë, FIFA mund të hapë proces disiplinor ndaj Manajt Sport Vuçiq pas humbjes nga Shqipëria: Nuk munda të flija për shkak të trishtimit