Pulisic arrin në Itali, dërgon mesazhin e parë si lojtar i Milanit

Sulmuesi anësor, Christian Pulisic ka mbërritur në Itali dhe ka dërguar mesazhin e tij të parë për tifozët e Milanit në rrjetin social Instagram.

Ylli amerikan sapo ka zbritur në Itali dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot (e mërkurë) përpara një transferimi të përhershëm nga Chelsea.

Marrëveshja besohet të jetë me vlerë 20 milionë euro plus 2 milionë euro të tjera shtesë mes dy klubeve.

Pulisic zbarkoi në aeroportin Linate të Milanos të mërkurën në mëngjes dhe kuqezinjtë kanë postuar dy video të mbërritjes së tij në Instagram.

Në njërën prej tyre, Pulisic dërgoi mesazhin e tij të parë për fansat e tij të rinj Rossoneri.

“Sapo kam ardhur në Milano, jam shumë i emocionuar që jam këtu dhe mezi pres të filloj”, ka thënë Pulisic.