Publiku e dha votën e tij, Elvana Gjata për Eurovision 2020!

Nga 20 këngë, ajo që mori më shumë vëmendje ishte ‘Me tana’ nga Elvana Gjata, shkruan lajmi.net.

Një shpërndarje masive ka ndodhur në rrjetet sociale nga momenti i parë i publikimit të këngës së Elvanës, e cila u pëlqye jashtëzakonisht shumë, sidomos për faktin që është këngë ritmike, tipike për Eurovizion, gjë që i ka munguar Shqipërisë tash e sa vite.

Në vetëm 24 orë pas publikimit, Elvana ka shënuar një rekord me klikime, duke kaluar shifrën e gjysmë milion shikime, gjë që nuk ka ndodhur në asnjë projekt tjetër në festivalin e Këngës.

Elvana Gjata, rikthehet në këtë festival pas shumë vitesh me një projekt ku muzikën dhe tekstin e ka bërë vet.

Nata e parë dhe e dytë gjysmëfinale do të mbahen me 19 dhe 20 dhjetor në Pallatin e Kongreseve, ndërsa finalja e madhe me 22 dhjetor, ku do të shpallet edhe fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, i cili do të mbahet në Rotterdam të Holandës nga 12 deri 16 maj. /Lajmi.net/