As në ëndërr nuk do e shikonit këtë stil të Elitës

Elita Rudi po vazhdon aktivizimin e jetës së saj private, ani pse ka muaj që është larg ekranit dhe profesionit të saj.

Që nga momenti që është bërë nënë dhe është në pushim, ajo nuk ka ndalur së njoftuari rreth aktiviteteve të saj private, shkruan Kosovarja.

Çfarë do që ka bërë apo kudo që ka shkuar ajo ka njoftuar fansat e saj, kështu duke penguar harresën e emrit dhe profesionit të saj.

Elita iu ka qëndruar besnikë adhuruesve të saj, dhe i ka mbushur ata dita ditës me ide nga ma të ndryshmet.

Ndër këto ide të saj është edhe stili i saj, ku përmes veshjes së saj iu ka sjellë një frymë të re çdo herë se si duhet të dukemi bukur edhe në mënyrën më të thjeshtë.

Duke u pëlqyer gjithnjë për këtë, moderatorja vetëm sa është motivuar për të vazhduar tutje.

Elita edhe këtë herë sjelli një super ide dhe u pëlqyer mjaft shumë me stilin e veshjes që prezantoi në imazhin e radhës.

Stil ky që as në ëndërr nuk do e shikonit, e për këtë do të bindeni kur imazhin do ta klikoni. /Kosovarja/