Publikoi video të një fëmije duke shtënë me armë, arrestohet 39 veçari nga Bogovina

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka ndaluar në Stacion Policor 39 vjeçarin A.Xh nga Bogovina, për shkak të dyshimit se i njëjti në rrjetin social “Tik-Tok” ka publikuar një video, ku shihet se si mësohet një fëmijë i mitur të gjuajë me armë zjarri, ndërsa atij i ndihmojnë dy persona.

“Sot në orën 20:00 zyrtar policor kanë privuar nga liria A.Xh (39). Ai është arrestuar në repartin policor në Kamjanë dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe më pas do të ngritet parashtresë adekuate ‘përpunim i palejuar, mbajtje dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese”, kanë njoftuar nga MPB, përcjell SHENJA.

Për rastin, thonë nga MPB është e njoftuar edhe Qendra për punë sociale e cila do të merr masa adekuate në bazë të kompetencave të tyre.