Publikohet “Shko” nga Genc Prelvukaj dhe Adnan Daci

Dyshja e artistëve të njohur, Genc Prelvukaj dhe Adnan Daci janë bashkuar për një projekt të ri muzikor.

Ata lansuan këngën me titullin “Shko” që erdhi e shoqëruar edhe me videoklip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të ‘Black Fish’ në YouTube.

Producent I këngës është Genci, që gjithashtu u përkujdes edhe për tekstin.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë, puna për videoklipin iu besua produksionit “Black Fish”.

Mbetet të shihet se si do të pritet ky projekt nga dyshja që bashkuan forcat për herë të parë për një bashkëpunim.

Theksojmë që kjo këngë vjen pas baladës “Letër për ty” që Genci solli në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/