Publikohet sekuencë e shkurtër e këngës së re nga Capital T dhe Alban Skënderaj

Periudhës së bashkëpunimeve muzikore iu kanë bashkuar edhe dy artistët Capital T dhe Alban Skënderaj.

Dyshja para disa ditësh kanë paralajmëruar projektin e tyre më të ri muzikor, shkruan lajmi.net

Ndërsa ata kanë publikuar një sekuencë të shkurtër të këngës së re.


”NJE NATE” qe ka me zgjat gjithë verën, 28.05.22 • 17:00”, ishte mbishkrimi i dyshes në Instagram.

Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë i Albanit e Capital T kjo pasi në vitin 2013 ata sollën projektin e tyre të parë të titulluar “Një Ëndërr”.