Kombëtarja e Belgjikës mbetet skuadra e parë në botë me 1828.45 pikë, ndjekur nga Brazili që ka 1826 pikë dhe Franca zë pozitën e tretë me 1786.15 pikë, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës që këtë vit nuk ka pasur rezultatet e nivelit të lartë, e ka mbyllur renditjen si pozitë e 111-të.

Për dallim nga “Dardanët”, Shqipëria e mbylli si pozitë e 66-të./Lajmi.net





