Agim Ramadani, ka qenë një nga emrat më emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Katana”, përpos dashurisë të madhe të atdhe dhe që ka qenë luftëtar i zoti, ai ka pasur zotësi edhe në fusha të tjera.
Thuhet se Agimi ishte edhe një student i zoti në fushën e komunikacionit, në drejtimin ushtarak karriere, sa kishte qenë në kazermën “Ivan Goshnjak”në Zagreb”.
Gruaja e tij, Shukrije Ramadani, i ka publikuar disa nga faqet e punimit, nga 70 sa janë në tërësi.
Ajo thotë se ky punim do të mund t’iu hynte në punë edhe ushtarëve të tanishëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Më vie keq, që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri, përkushtim , profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe, këtu po i paraqes pak nga ato!”, tha ajo.
Agim Ramadani, ra dëshmor më 9 prill 1999-të në Betejën e Kosharës.


