Ditët e fundit, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi “Planin e Shëndetit Kombëtar për Periudhën e Planit të 15-të Pesëvjeçar” për të marrë masa për përshpejtimin e ndërtimit të një Kine të shëndetshme gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar.
Sipas këtij plani, deri në vitin 2030 sistemi mjekësor dhe shëndetësor bazë me karakteristika kineze do të përsoset më tej, aftësia e sigurimit të shëndetit publik, si edhe aftësia për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe për menaxhimin e shëndetit do të ngrihen dukshëm, ndërsa shpërndarja e burimeve mjekësore e shëndetësore do të përmirësohet më tej. Jetëgjatësia mesatare për frymë do të arrijë në 80 vjeç dhe treguesit kryesorë shëndetësorë do të hyjnë në radhën e atyre të vendeve me të ardhura të larta.
Në plan përcaktohen 24 detyra kryesore, duke përfshirë ngritjen e shërbimeve shëndetësore dhe të sigurisë shëndetësore të nivelit të lartë, ndërtimin e modernizimit të sistemit shërbyes shëndetësor, reformën dhe zhvillimin cilësor të spitaleve publike etj.



