Publikohet pak nga kënga e re e Sabri Fejzullahut

Ishte Ermal Fejzullahu ai i cili ka publikuar nga projekti i ri i artistit, shkruan lajmi.net.

Ai e ka postuar në Instagramin e tij, teksa ka shkruar se së shpejti do lansohet në platforma sociale.

Si çdo projekt tjetër edhe në këtë, Sabri Fejzullahu i këndon dashurisë.

Sipas videos së publikuar klipi është përfunduar dhe këto ditë do jetë gati për publikim.

Ndryshe, kjo është kënga e parë e Sabri Fejzullahut për vitin 2021.