Fenomeni i momentit në shqiptari, është Luiz Ejlli.
Banori i “Big Brother VIP Albania”, nuk ishte shumë i njohur për shumicën por për momentin, nuk ka shqiptar që nuk e njeh atë, shkruan lajmi.net.
Por, ai ka një karrierë qysh kur ishte krejtësisht fëmijë.
Këngëtari filloi të këndonte në “Festivalin e Këngës për Fëmijë” në Shkodër, ku edhe hodhi hapat e parë në botën e muzikës.
“Aeroplani”, titullohet kënga e parë të cilën e këndoi si 13 vjeçar dhe ishte mjaft e pëlqyer në atë kohë.
Famën më të madhe Luizi e fitoi nga “Ethet e së premtes mbrëma”, spektaklin e talentëve te cilin edhe e kishte fituar, e më pas shkoi deri në “Eurovision” ku Luizi e përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2006 më këngën “Zjarr e ftohtë”./Lajmi.net/




