Publikohet konkursi për çmimet vjetore të SHGM

Shkup, 25 janar – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë tradicionalisht çdo vit ndanë dy çmime për gazetarë, çmimi për vepër jetësore “Krste Petkov Misirkov”, dhe çmimi për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara”. Nga 2020, me vendim të Bordit Drejtues, SHGM filloi me ndarjen e çmimit për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për gazetarët nga brendia e Maqedonisë së Veriut.

Siç bënë të ditur nga SHGM, për çmimin për vepër jetësore kandidatët mund të paraqiten me vetiniciativë ose të propozohen nga tre gazetarë. Në aplikimin, përveç të dhënave personale të kandidatit, duhet të dërgohet edhe një përshkrim i shkurtër për arritjet e tij të posaçme që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë vendore.

Kandidatët për çmimin vjetor për gazetari hulumtuese paraqiten me vetiniciativë ose me propozohen nga tre gazetarë. Produktet mediatike duhet të jenë hulumtime serioze gazetareske të botuara në vitin 2021, kushtuar çështjeve të rëndësishme për bashkësinë. Storjet duhet të zbulojnë keqpërdorimet e pushtetit dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ato duhet të jenë origjinale, të mbështetura në fakte dhe të provuara nga burime të ndryshme të informatave. Aplikimi duhet të përmbajë jo më shumë se dy artikuj të botuar gjatë vitit të kaluar.

Për çmimin për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2021 mund të paraqiten gazetarë që kanë publikuar lajme në media lokale ose rajonale, ose mund të jenë edhe korrespodentë në mediat kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Paraqitja për këtë kategori mund të jetë me vetiniciativë ose me propozim nga tre gazetarë. Edhe për këtë çmim mund të dërgohen jo më shumë se dy artikuj të botuar gjatë vitit të kaluar.

Në aplikacionin për çmimin për gazetari hulumtuese dhe për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale duhet të dërgohen hallkë funksionale nga storjet e publikuara, ndërsa nëse dërgohet materiali nëpërmjet të postës atëherë storja duhet të jetë në formë të shkruar ose të incizuara në CD/USB.

“Aplikacionet duhet të dërgohen në SHGM jo më vonë se 15 shkurt të vitit 2022 përmes: Postës elektronike në: [email protected], personi për kontakt është: Billjana Nasteska – Kalanoska – 02/3298-139. Në pjesën e titullit të postës elektronike duhet të jetë “PER SHPËRBIMIN E SHGM” dhe çdo aplikant do të marrë një mesazh kthimi për pranim. Posta e rekomanduar, adresuar deri te: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski zid, blok 13, 1000 Shkup, RMV ose Paraqitjet duhet të shënohen: “Për ÇMIMET” në pjesën e titullit të postës elektronike ose në zarfin”, njoftuan nga SHGM.

Fituesi i çmimit për vepër jetësore do të shpërblehet me plaketë, ndërsa fituesit e çmimeve për storjen më të mirë hulumtuese dhe për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2021 do të shpërblehen me plaketë dhe me 1,000 euro në kundërvlerë denari.

Përzgjedhjen e fituesve do ta bëjë Komision i veçantë për ndarjen e çmimeve të SHGM-së.