Publikohet ilegalisht një bashkëpunim i Taynës dhe Ledri Vulës

Tayna dhe Ledri Vula kanë dy bashkëpunime së bashku.

“Aje” dhe “Hala” janë dy bashkëpunimet e tyre të cilat rezultuan të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Pas dy sukseseve, duket se dyshja po planifikonin edhe një bashkëpunim të tretë.

Por, kjo nuk mbeti surprizë pasi kënga është publikuar ilegalisht në ‘Youtube’.

“Qa bone” titullohet kënga e cila do e sillte në bashkëpunimin e tretë dyshen e dashur për publikun./Lajmi.net/