Publikohet dosja: Ushtria për të cilën krenohet Vuçiq, vrau gjashtë shqiptarë të paarmatosur në Zhegër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gazmend Syla në një postim në Facebook ka publikuar disa dosje, ku tregohet për vrasjen e gjashtë shqiptarëve në Zhegër të Gjilanit.

Ai thotë se kjo është ushtria e Vuçiq, për të cilin ky i fundit krenohet.

Syla tregon se për këtë krim, është dënuar vetëm Vllado Zmajeviq, por që në dosje tregohet për më shumë pjesëmarrës.

Postim i tij i plotë:

Z. Vuçiq, kjo është Ushtria me të cilën ju krenoheni.

Në dokumentet që kam paraqitur sot, dëshmohet se ushtria me të cilën krenohet z.Vuçiq në fund të marsit 1999, në Zhegër të Gjilanit vrau gjashtë persona të pa armatosur vetëm pse ishin shqiptarë!
Ukshin Ukshini me bashkëshorten Xhevahiren, Qazim Haziri me bashkëshorten Qamilen, Milazim Idrizi dhe Shyqeri Tahiri, u vranë nga ushtarët e ardhur nga pjesë të ndryshme të Serbisë, në funksion të gjenocidit që po ndodhte kundër shqiptarëve në Kosovë.
Për tërë këtë krim, është dënuar vetëm njëfarë Vllado Zmajeviq, katërmbëdhjetë vjet burg në një gjykatë në Mal të Zi. Ndërkohë dosja tregon për më shumë pjesëmarrës në këtë krim makabër.

Image

Image

Image

Image