Luka Modric ka kontratë me Real Madridin deri më 30 qershor 2024. Prej muajsh raportohet nëse mesfushori kroat do të nënshkruajë kontratë të re apo do të largohet pas 12 vitesh.
Fabrizio Romano, burimi më i besueshëm nga tregu i futbollistëve, ka bërë të ditur se lojtari është në pritje të një takimi përfundimtar me drejtuesit e klubit madrilen, pas së cilës do të nënshkruajë vazhdimin e bashkëpunimit.
Edhe kolegu i Romanos, Nicolo Schira, deklaroi se Modric po qëndron te Reali dhe zbuloi një detaj nga kontrata. Ashtu siç pritej, kontrata e re e Modric do ta lidhë atë me klubin edhe për një sezon, të cilin ai do ta përfundojë si 39-vjeçar.
Pritet gjithashtu që Modric ta ulë pagën, e cila mesa duket nuk do të jetë problem për të sepse e vetmja dëshirë e tij është të qëndrojë në Real, ndonëse ka oferta të pasura nga Arabia Saudite dhe MLS.