Publikohet bashkëpunimi mes Ledri Vulës, Lyrical Son dhe Singullar

Ledri Vula ashtu siç e kishte paralajmëruar, sapo publikoi projektin e ri muzikor.

“100” mban titullin kënga e re e Ledrit, të cilën e solli në bashkëpunim me Lyrical Son dhe Singullarin.

Edhe kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Ledrit me titull “10/10”, ndërsa e sollën të shoqëruar edhe me videoklip.

Videoklipi i kësaj kënge ishte xhiruar në Nju Jork, kur Ledri bashkë me Pintat kishte udhëtuar atje për koncert.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Ledri Vula me titull “100”.