Kryeparlamentari i Iranit rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra për Kulturë dhe Marrëdhënie me Publikun e Parlamentit të Iranit tha në një njoftim se Larijani është vendosur në karantinë dhe ka filluar të trajtohet.

Irani deri më tani ka konfirmuar 3.160 viktima dhe 50.468 raste me COVID-19.