Finalja e “Festivalit të Këngës” mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar polemika pafund.
Fituesi i këtij festivali u shpall Arilena Ara me këngën “Shaj”, në vendin e dytë Elvana Gjata me këngën “Me tana” dhe në vendin e tretë Sara Bajraktari me këngën “Ajër”.
Rtsh ka publikuar edhe pikët e plota që ka dhënë juria për 12 konkurrentët.
Juria përbëheshe nga Christer Björkman, këngëtar dhe producent suedez, kompozitori grek Dimitris Kontopoulos, kryetari i delegacionit të Islandës Felix Bergsson, muzikologia shqiptare, Mikaela Minga dhe poetja shqiptare Rita Petro.
Arilena Arës, me një total prej 67 pikësh, pasuar nga vendi i dytë, Elvana Gjata me 64 pikë
Christer Björkman votoi Arilenën me 10 pikë kurse Elvanën me 18 pikë.
Dimitris Kontopoulos votoi Arilenën me 13 pikë kurse Elvanën me 18 pikë
Felix Bergsson votoi Arilenën me 13 pikë kurse Elvanën me 18 pikë
Mikaela Minga votoi Arilenën 13 pikë kurse Elvanën me 2 pikë
Rita Petro votoi Arilenën me 18 pikë kurse Elvanën me 8.
Pra pikët e Mikaela Mingës dhe Rita Petrson kanë penalizuar Elvanën nga çmimi i parë.